4. RUKJE (Sherim me Kuran) - Reciton Shejkh Idris Al Abkar

5,765,822
0
Published 2012-02-15
Mjekimi me Kur'an dhe lutje nga Sunneti!

Kurani eshte sherim per besimtaret. Allahu i Madheruar thote:
"Thuaj: "Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët". Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta." [Fussilet, 44] Dhe thote: "Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë përbesimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje." [El Isra, 82].
Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonje sherim me te dobishem, me gjitheperfshires, me madheshtor dhe me efektiv per heqjen e semundjes se sa Kurani, i cili eshte sherim per zemrat nga semundja e injorances, e dyshimit, e pasigurise, etj.
Do te mjaftonte vetem surja "El Fatiha" per t'u sheruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit, nese njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet mjekimin me te.

Si behet kjo? Dije se te gjitha ajetet qe lexohen per sherim, lutjet dhe rukjet e ndryshme qe kane ardhur ne Kuran dhe Sunet, jane te dobishme dhe sheruese ne vetvete, por megjithekete ato kerkojne pranim nga zemra dhe vendosmeri te forte nga i semuri.

Me fjale te tjera, njeriu duhet ta lidhe zemren e tij me Krijuesin e saj, t'i lutet vetem Atij qe ta sheroje ate, dhe te jete i bindur se sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe nga ilaçet me te mira per sherim eshte Libri i Allahut. Duke qene se zemra i nenshtrohet Allahut dhe e pranon sherimin me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmeri te forte ne sherimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atehere njeriu sherohet me sherim te plote nga Allahu i Madheruar, sepse ne kete rast ka ndodhur ajo qe ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem):
"Për çdo semundje ka ilaç, dhe nese qellohet ilaçi i semundjes, njeriu sherohet me lejen e Allahut." [Muslimi, 2204].

Muslimani duhet te lexoje sa me shume Kuran, ose te degjoje sa me shume Kuran nese nuk mund te lexoje, dhe te perpiqet sa me shume qe te mesoje te lexoje Kuranin arabisht, sepse keshtu ai ruan veten dhe shtepine tij nga çdo e keqe dhe e lidh ate me Allahun e Madheruar, dhe keshtu nuk mbet me vend per te keqen, as per stres e as per semundje, as per magji e as per xhin, por vetem per engjej e per hajer, e Allahu eshte Ai i cili e ka ne dore suksesin, prandaj lutjuni Allahut sa me shume.

Ketu do te gjeni nje varg te sureve dhe ajeteve Kuranore qe jane perdorur dhe perdoren nga dijetare e mjeke muslimane per sherimin e te semureve qe jane prekur nga magjia, syri i keq, dhe shpirtrat e keqinj (xhinet) ne pergjithesi, madje edhe per semundje te tjera te ndryshme, siç behet me recitimin e ketyre ajeteve mbi disa produkte natyrale qe jepen si ilaç. Nuk duhet te kete shtepi muslimani qe te mos degjohet Kuran çdo dite ne te, por ata qe kane shqetesime te ndryshme duhet te degjojne patjeter Kuran, dhe veçanerisht keto ajete qe perfshihen ne ate qe quhet "Rukje e ligjshme ne Islam". Ju mund te zgjidhni recituesin qe deshironi dhe te degjoni Rukjen e plote çdo dite, gje e cila nuk ju merr me teper se nje ore kohe.
Na Vizitoni ne FB:
www.facebook.com/MjekuMusliman

All Comments (21)
  • @fatmiralezo5203
    Kjo rukje ma qeteson shpirtin zoti i sheroft te semuret ,sherft mua e djalin tim Amin🙏
  • Allahu ju shperbleft qe naj ke mundsu me ndegju kendimin e Kuranit .Allah jemi ne doren tende na ndihmo na shero jepna saber Allah ☝️
  • O Allah une vetum me ty besoj dhe te adhuroj krijues I gjithsis o Allah ruajna prej te te gjitha sprovave
  • @user-qq7pk1gz3s
    I vetmi allah qe 1 e sbahet 2 i perulemi ne ket bot zoti na rujt amin❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤allah
  • @fatmiralezo5203
    OAllah me shero djalin dhe mua shpresat vetem nga ty i kemi o Zoti i Madhe vetem ti sheron Amin ❤🤲🤲🤲🤲🤲🤲
  • O Allah ti je Zoti gjithsis. Ska zot perveq teje! Faleminderimi lavdrimi takojn vetem ty. Ti je sundusi botrave. Vetëm nga ti lypim ndihm-vetëm nga ti kerkojm.sherim. na shero gjithve sheroj te semurit. Meshiroj te vdekurit. Ruj te gjallt. Ruj jetimat e gezoj. AMIN YA RABUL AL EMIN. Ja Rrahman Ja Rrahim Ja gafur.☝️🤲
  • O Allah ti je me i larti ti je ma i madhi krijusi I gjithsis mbizotrusi i gjdo gjeje qe ke kriju subhane Allah ve bihamdi subhane Allah Adhim, O Allah na jem rob Tu ,kem nevoj per ndihmen mbrojtjen meshiren Tende na udhezo na meshiro ne forco ne fenë ton Islame ne rrugen e drejt ne rrugen e atyre qe Ti i begatove me te mirat Tua Amin Amin Amin
  • E vetmja rukje qe me.ndimon prej te gjitha rukjeve eshte kjo gjdo dit e ndegjoj.allahu xhenet ja boft ktij hoxhe nket jet etjetren🤲🤲🤲🤲🤲🤲🤲🤲🤲
  • @user-gn5kb4wq2e
    Allahu e shpebleft Allahu e sherno qdo musliman jarabi me sherim te plot ata qu vuan nga smundja e rand Allahu eshte sheruesi ma i mir
  • Allahu ju shperbleft qe na qeteson Zemer e Shpirt dhe nuk e lejon Djallin afer.
  • @altroaltro8145
    allahu na mundesofte qe ky ajete te na shoqeroj ter jeten amin
  • Mashallah sa bukur reciton meta ta qetsu shpirtin taman zerin me ndegju me zemer selam alejkum te gjithve
  • @780va
    Allahu ekber ❤️ sa bukur kur shikon ne komente te gjith njerez qe kan shkruar fjal pozitive sepse qafirat nuk mund te komentojn ketu kur degjojn kete lexim te bukur nga kurani Allahu ju shperbleft per mundin
  • Bismilah Rrahman eRrahim o Allah te lutem ruaje dhe mbroje familjen time nga cdo semundje nga cdo fatkeqsi natyrore nga njerezit e lig nga shejtani mallkuar Allahume Amin inshaallah
  • @analondon1242
    zoti madh na ndihmo e na largo nga e keqa ska me te madh e me te lartesuar se ty amin