Enver Hoxha, si i zhduku te gjithe themeluesit e Partise Komuniste | ABC Story

361,354
0
Published 2020-09-12
Gjatë regjimit komunist, për dekada me radhë shqiptarët do të bombardoheshin nga propaganda me të njëjtin refren informativ, që thoshte se Enver Hoxha ishte themeluesi i Partisë Komuniste Shqiptare. Ishte ai personazhi që do të merrte të gjitha meritat, dekoratat, dedikimet..

Për këtë lavdi të Enver Hoxhës fatosa e pionierë do të recitonin vargje, poetët do të shkruanin poezi, shkrimtarët tregime e romane, populli do të këndonte këngë, artistët do të luanin filma, opera, balet e të tjera...

Por sa meritë kishte Enver Hoxha në lëvizjen komuniste shqiptare dhe më tej në themelimin e Partisë?

Si arriti të ngjitej në krye të kësaj partie dhe përse themeluesit u vranë, u mbyllën burgjeve apo u lanë në harresë?

Pikërisht historinë e ngjitjes së Enver Hoxhës në krye të Partisë Komuniste dhe më tej të privatizimit të saj me qëllim grumbullimin e gjithë pushtetit, trajton dokumentari i gazetarit Ferdinand Dervishi, në emisionin Abc/Story.

I bazuar i gjithi në dëshmi serioze, dokumentari sjell një tjetër profil të Enver Hoxhës, krejt larg atij të trumbetuar nga historiografia komuniste.

Tepër i aftë për tu mbështetur pas njerëzve të duhur, në vitin 1941, Enver Hoxha i futet tregtisë fitimprurëse të duhanit dhe cigareve duke mbushur xhepat me të holla në kohë rekord.

Njëkohësisht, duke parë se nga po frynte era, përmes kësaj pasurie, bën për vete Kryetarin e Grupit Komunist të Korçës, nga ku nis rrugëtimi për të kaluar në krye të Partisë Komuniste që do të themelohej në fund të të njëjtit vit. /abcnews.al

All Comments (21)
  • Bravo ky ësht ai që bëri të njihej shqipëria gjithkujt i futi hurin se e meritonin .rroft shqipëria pa zdromsa 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
  • @g.z.9219
    Po kishte Marksin dhe leshin..../ Si puna e Ismail Kadarese ,pushti qe shkrojti gjithë jeten per parton's./
  • @alban_daci
    Mallkuar qofte ajo nata qe u themelua ajo parti e zezee
  • @rozamehmeti4030
    Me keto u ritem keshtu recitonim 💥 kjo eshte e vertete 💥
  • @eneazano110
    Që kur fillon një person dhe tregon :Ai më tha e unëithash e vazhdon ta përsërisi këtë gjë si refren,siç ka bërë Enveri në veprat e tij,atëherë është mese e qartë që personi në fjalë po gënjen.
  • Shqiptare eshte ma mire te bohet, grek,turk,Italian,Serb amerikan, gjerman gjithçka veç shqiptare jo
  • @streamline85
    Te ishim lidhur me ameriken qe ne 45 kosova dhe shqiperia do ishin 1
  • @IS-ke3ck
    Fatose kame qene dhe une 💖💖💖💖💖💖
  • @glenlufi3395
    Te mendosh qe akoma sot ka ne pushtet persona qe kane qene pjese e diktatures tregon sa popull pa memorie eshte shqiperia. Nje vend pa memorie eshte nje vend pa te ardhme.
  • Pasojat po i vuajm akoma e perderisa te vazhdoj ai mentalitet do vazhdojm ta pèsojm si popull se populli vuan gjithmone se paria ne cdo rregjim ja kalon mire !!!
  • @lilana5051
    Strateg tamam udheheqes MIRE JA KA BER LLAPAQENEVE