Ekskluzive / Shërbimi sekret i Zogut, emrat e spiunëve grekë e jugosllavë | ABC Story

187,114
0
Published 2020-05-02
Në fund të vitit 1921, i ardhur për herë të dytë në krye të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Zogu nisi të vinte në jetë një dëshirë të madhe: të themelonte shërbimin sekret shqiptar.

Qysh nga shpallja e Pavarësisë në vitin 1912, koha kishte dëshmuar një Shqipëri me një shtet fare të brishtë, që thërrmohej brenda pak ditësh nga kryengritje njerëzish me influencë apo grushte shteti të armatosura, herë të nisura nga egot e brendshme për pushtet, herë nga injoranca e herë të paguara nga shtetet fqinje, sidomos ata veriorë.

Pikërisht për ti dhënë fund kësaj, për të pasur mundësinë të kishte informacionet e duhura me qëllim kundërreagimin në kohën e duhur, Ahmet Zogu themeloi “Sekretarinë Sekrete” - një strukturë spiunazhi në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Kjo ishte ajo që dukej, pasi qëllimi i krijimit të kësaj strukture duket se ka qenë më tepër personal.

Këtë ide ka hedhur Hoxhë Kadri Prishtina, ministër i Drejtësisë në qeverinë që doli nga Kongresi i Lushnjës.

Duke e cilësuar Zogun në kujtimet e tij si një “djalosh malësor të zgjuar”, Hoxhë Kadria shkruan se ai, përmes shërbimit sekret, më tepër ishte i interesuar të konsolidonte pushtetin personal.

Në krye të shërbimit sekret Ahmet Zogu do të vendoste bashkëmoshatarin e vet, Haki Stërmillin, i cili deri në fund të jetës do të dinte të ruante sekretet, duke mundur të mbijetonte edhe gjatë komunizmit, madje të vlerësohej e listohej ndër shkrimtarët e njohur.

Puna për instalimin e shërbimit sekret nis me grumbullimin e informacionit.

“Sekretaria Sekrete” do të ballafaqohej pothuaj menjëherë me një situatë ku vlera e saj do të ishte prioritare.

Kjo sepse, pak javë pas formimit, në pjesën e parë të marsit 1922, agjentët e zyrës do të siguronin të dhëna të rëndësishme për një grusht shteti të organizuar nga disa personazhe me influencë, siç ishin Elez Isuf Ndreu, Bajram Curri etj.

Një nga impenjimet e shumta të agjentëve sekretë të kësaj kohe do të ishin parandalimi i atentateve ndaj autoritetet e larta të vendit. Konkurrenca politike shpesh i konsideronte atentatet si rrugë të shkurtër për tu ngjitur në pushtet kështu që krimi politik ishte një shqetësim i vazhdueshëm dhe alarmant.

Një vit më pas, prill dhe në korrik të vitit 1923, agjentët e “Sekretarisë Sekrete”, e cila qysh nga kjo kohë do të quhej “Zyra Sekrete” arrijnë të parandalojnë në kohë dy atentate ndaj Kryeministrit Ahmet Zogu, që të dyja, të porositura nga kundërshtarët e tij politikë, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina.

Por nuk do të kishte vetëm suksese. Më 23 shkurt të vitit 1924 agjentët sekretë të Ahmet Zogut do të dështonin të mënjanonin një atentat të organizuar ndaj tij në sallën e Parlamentit.

Një nga impenjimet permanente të “Zyrës Sekrete” do të ishte kontrolli i agjenturës së huaj, sidomos asaj greke dhe jugosllave./abcnews.al

All Comments (21)
  • @halilcelaj8657
    Te falenderojme per informaconin historik per mbar Shqiptaret.Por ju ose ata qe jane te sakte dhe jo pollavra .Te natregojne se si erdhi A Zogut me detyra te ndryshme dhe ateher Mbret.
  • @vloralabit5592
    Jemi i vetmi vend në botë që përsërisim historinë pa ndërprerje dhe nuk jemi në gjendje ta kuptojmë arsyen.
  • @marh762
    Cfare sherbimit sekret kombetar kur Mbreti rivihet ne pushtet nga sherbimi sekret Serb.
  • edhe sot akoma kush ben demostrate jene te paguar nga vendet perreth armike
  • @juli.al1
    udhheqsi me i mir n gjith historin e shtetit shqiptar
  • @taulantbora4233
    kjo ka qen dhe eshte politika shqiptare prandai ne shqiperi nuk ecin punet mir sot e kesaj dite populli duhet te zgjohet
  • @kleosaraci4259
    kemi spiunuar veten ne jo si bejne shtetet e tjera spiunojne per te miren e shtetit te tyre
  • @if3711
    Paska qen me i organizuar se sot .
  • @adiskampa3221
    Doja ta shikoja , po kur pashe aty "studimim" e Kastriot Dervishit dhe ca pjese nga filmat e kinostudios e lashe fare. Dokumentar vari lesht. Alla shqiptarçe.
  • @MM-lr5in
    Eshte mir sot mei dallu sot se ajo qka ka ndodh u ndodh fukosohemi tashe kushe Po na tradhton
  • @lazerkodra784
    Ne jemi shqiptaret oh sa mire me ken shqiptare hahahahaha