Abc/Story: Enver Hoxha, arsyet e vrasjeve te Teme Sejkos dhe Beqir Ballukut

645,871
0
Published 2021-12-20
Enver Hoxha, kreu i komunistëve shqiptarë, në katër dekada pushtet, pushkatoi, detyroi të vetëvriteshin, burgosi dhe internoi shumicën e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
Shumëkush e barazon këtë sjellje me mendësinë e një diktatori, që flijonte shokët e vet sa herë që i rrezikohej pushteti apo sa herë që punët nuk i shkonin mirë.
Marrë rast pas rasti, në një dokumentar me dy seri, Abc/Story publikon të gjitha të dhënat që dokumentet dhe dëshmi të ndryshme mbështesin shkaqet e vërteta të ndëshkimeve, nisur nga vrasja me vetëvrasje e Nako Spirut, në vitin 1947 e deri te ekzekutimi i gjeneralëve të Ushtrisë më 1974.
Janë të dhëna që, në shumicë të tyre, sillen për herë të parë dhe që provojnë se arsyet për goditjet dhe eleminimet e bashkëpunëtorëve kanë qenë më të shumta.
Të dhëna që thonë se drejtues të lartë të Partisë e të Shtetit janë goditur e ekzekutuar për arsye që Enver Hoxha dhe kasta e tij e afërt, i quanin “shtetërore”, ka pasur goditje për shkaqe krejtësisht banale, por ka pasur edhe ndëshkime që nuk janë konfiguruar në mendjen e Enver Hoxhës, por që kanë lindur në mendjen e njerëzve të tij më të afërt, siç ishin Mehmet Shehu apo Hysni Kapo.
Në pjesën e dytë të dokumentarit, që do të shfaqet premierë të dielën në orën 19:45, për herë të parë vijnë të dokumentuara arsyet e eleminimeve të Kundëradmiralit të Flotës Ushtarake -Detare, Teme Sejko dhe Ministrit më jetëgjatë të Mbrojtjes, Beqir Balluku.
Përkundër historigrafisë zyrtare te deritanishme, Abc/Story vjen në përfundimin se Teme Sejko u bë kurban i moseleminimit të Bazës detare të Vlorës nga Nikita Hrushovi, ndërsa Beqir Balluku viktimë e një luftë për pushtet që nisi menjëherë sapo u mësuaa nga mjekët kinezë se Enver Hoxha nuk e kishte jetën të gjatë.

All Comments (21)
  • @femiallamani5322
    Aranit cela ka qen nji xhelat i cili ka denuar shum njerez te pa fajshem
  • @antonio19820
    Duhet bere Film. Do kishte super sukses nderkombetar
  • @ateistalban1948
    Ore atehere wenkan akuzuar kot po sot keta tradhetaret e deklaruar a nuk e meritojne plumbin?
  • @am-yx8mf
    Ky Çela kafshe majmun shemtire dhe zemer zi edhe pse une kam qene i vogel ne ate kohe duke pare kete surrat imagjinoj se sa te zeza kane hequr te shkretet shqiptare 😢😢 😢😢
  • @banitoday4844
    mire e paten edhe keta vrases ishin ate cka u bene te tjereve ua bene dhe atyre
  • @skyhawk5469
    Vetem zoti e di se sa jete ka mare pa arsye.
  • Këto janë prralla që ndodhin në ç do mbretëri. 1 pyetje; Me DV Enveri A e shkrepi ndo një herë?
  • do donim te flisni per keta qenat e sotshme,ngelet vetem me potretin e enverit,po a ka me mafjoz si saliu si ilir meta si edi rama pi te gjith i keni vrases ajdute,skeni me cfar te merni,